Connect with us

Pinknews

Betejë e hapur/ Rozana sulmon Gertën: Hajde dalim nominim kokë më kokë

Në një bisedë të tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Rozana Radi i kërkoi Gerta Gexharit të dalin në nominim kokë më kokë.

Megjithatë, Gerta nuk u tërhoq aspak dhe e pranoi sfidën pa hezitim

Teksa Rozana ngriti këtë propozim, Gerta iu përgjigj me ironi: “Shih çfarë batutash bën, sa kot flet!” duke e bërë të qartë se nuk e kishte problem të përballej me të.

Në vijim, Rozana e sfidoi sërish duke e pyetur: “Pse nuk del?”, ndërsa Gerta e sigurt në veten e saj u përgjigj: “Dal, se shih çfarë flet”.

Rozana vazhdoi duke i zgjatur dorën në shenjë marrëveshjeje dhe i tha: “Ah, del! Po nëse del Pandora, a e bën?”.

Gerta, duke mos lënë vend për dyshime, iu përgjigj: “Pandora është me tre persona, më vjen keq”.

Rozana këmbënguli se situata mund të ndryshojë: “Mund të jetë me dy”.

Por Gerta e prerë e përmbylli bisedën me fjalët: “Po del nga shtëpia moj, ikën, më vjen keq”.

Ky moment shtoi edhe më shumë tensionin mes dy banoreve dhe la të hapur mundësinë për një përballje të fortë në nominim. 

Advertisement