Connect with us

Aktualitet

Biblioteka në lagështi, s’na duhen jahtet nëse nuk lexojmë

Nga Gëzim Kabashi

Klubi i portit, i emërtuar “Mujo Ulqinaku”, siç njihej vite më parë ndërtesa, e ka ndërprerë veprimtarinë e tij kulturore në fillim të viteve 1990.

E amortizuar krejtësisht, kjo godinë gjatë këtyre 30 viteve është konsideruar kryesisht aset i Autoritetit Portual Durrës, APD pa harruar një 10-vjeçar kur qeveria shqiptare ia kaloi atë në përdorim Universitetit “Aleksandër  Moisiu” të Durrësit.

Synimi i këtij të fundit për të ndërtuar mbi këto rrënoja godinën e rektoratit universitar nuk u realizua dhe gjithçka u kthye në gjendjen e parë.

Ajo që ka mbëtur nga klubi i dikurshëm, aktualisht menaxhohet përsëri nga APD.

Po le ti kthehemi situatës së institucioneve të kulturës në qytet. Cila është gjendja e tyre:

Biiblioteka vazhdon të stehohet në godinën ku u përurua më 10 shtator 1945. Fondet e albanalogjisë dhe arkiva e librave rrezikon të dëmtohet në mënyrë të pakthyeshme prej lagështirës, ndërsa lexuesit e shumtë kanë në dispozicion një sallë të vetme me 8 tavolina gjithsej.

Qyteti që ka patur 4 kinema në vitet 1930-1940, aktualisht nuk ka një të tillë, megjithëse për shumë vite organizoi një festival ndërkombëtar të filmit.

Nuk janë të pakët të pasionuarit durrsakë që shkojnë në kryeqytet për të ndjekur magjinë e “artit të shtatë”.

Thuajse e pamundur të fitosh ndjesi artistike nga galeria e arteve të qytetit, e rrezikuar nga lagështira e tavanit dhe mungesa e ajrimit.

Godina e ish-klubit “Mujo Ulqinaku”, vetëm 200 metra larg bregdetit, mbetet një shans shumë i mirë për ngritjen e një qendre kulturore-artistike, e cila do ti përmblidhte të gjitha institucionet e munguara në të njejtën hapësirë disakatëshe

Projektit të njohur si “Durrës Marina”, që synon ta sjellë portin e ardhshëm të anijeve turistike pranë qytetit do ti bëntë mirë realizimi i një vepre të tillë, pasi çfarë duhen jahtet nëse nuk dijmë të lexojmë.

 

Advertisement