Connect with us

Bota

Biden: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të niste Luftën e Tretë Botërore

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO teksa konflikti me Rusinë vazhdon, do të niste Luftën e Tretë Botërore, ka deklaruar presidenti amerikan Joe Biden nga Helsinki.

“Askush nuk mund të bashkohet me NATO-n për sa kohë që një luftë zhvillohet, sepse kjo garanton që ne do të jemi në luftë po ashtu. Ne do përfundojmë në një Luftë të Tretë Botërore nëse kjo ndodh,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij finlandez Sauli Niinisto.

Kryeqyteti finlandez është ndalesa e fundit në udhëtimin evropian të Biden, i cili gjithashtu vizitoi Vilnius gjatë samitit të NATO-s dhe Londrën.

Advertisement