Bota
Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin
Biden i gatshëm të bisedojë me Putinin, por me kushte të caktuara. Moska thotë “jo”
Joe Biden është gati të bisedojë me Vladimir Putin, por vetëm nëse presidenti rus “tregon shenja se dëshiron t’i japë fund luftës” në Ukrainë. Kështu deklaroi kreu i shtetit amerikan në margjinat e takimit në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij francez Emmanuel Macron.
“Në konsultim edhe me miqtë e mi francezë dhe të NATO-s, do të isha i lumtur të ulem me Putinin për të parë se çfarë ka ai në mendje. Megjithatë, ai ende nuk e ka bërë”, vazhdoi presidenti amerikan.
Përgjigja e qiramarrësit të Kremlinit nuk vonoi dhe përmes zëdhënësit të tij Dmitry Peskov bëri të ditur se ishte i hapur për bisedime, por jo për kushtet e vendosura nga Uashingtoni, pra që trupat e Moskës të largohen fillimisht nga territori ukrainas.