Bota
Biden i prerë: Perëndimi nuk është i përfshirë në rebelimin e Wagner
Presidenti amerikan Joe Biden në një konferencë për shtyp deklaroi se SHBA dhe aleatët e saj nuk ishin të përfshirë në rebelimin e Wagner gjatë fundjavës.
Joe Biden tha se SHBA u koordinuan me aleatët kryesorë të saj mbi përgjigjen ndaj asaj që po ndodhte, duke thënë se ishte një situatë kritike.
“Ne u siguruam që nuk i dhamë Putinit asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin për këtë dhe për të fajësuar NATO-n. Ne nuk kishim të bënim me të, kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus” u shpreh Biden.
Më herët, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se autoritetet ruse po hetonin nëse shërbimet speciale perëndimore ishin të përfshira.
Në fjalimin e tij, Biden shtoi se ai ka folur me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke i siguruar këtij të fundit se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Kievin, pavarësisht nga ajo që ndodhi në Moskë.