Connect with us

Bota

Biden: Jemi gati të vrasim për interesat e shqiptarëve

Minxhozi flet për letrën e senatorëve

Një grup i senatorëve amerikanë kërkoi nga administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që “t’i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë”.

Këtë kërkesë e ka komentuar edhe analisti Skënder Minxhozi, i cili u  shpreh se janë disa arsye që kanë shtyrë ligjëvënësit amerikanë të marrin këtë vendim. Ai I ka renditur, duke theksuar se duket që senatorët po shohin se diplomacia amerikane dhe ajo europiane nuk kanë më fuqi të ulin palët në dialog.

Sipas Minxhozit, ligjvënësit amerikanë kërkojnë ngritjen e stekës në këtë kontekst diplomatic dhe realitet krize

“Joe Biden ka qene një antiserb në sensin e regjimit të Milosheviçit. Ka qene një zyrtar i lartë i administratës amerikane, senator dhe më pas zëvend-president, i cili ka qene shumë i përfshirë në ngjarjet e kësaj pjese të Europës dhe një pro shqiptar i hapur. Ai është një nga politikanët më të zëshëm të Amerikës moderne, që ka folur qartë dhe fortë. Madje, ka thënë: ‘Jemi të gatshëm të godasim dhe të vrasim për interesat e shqiptarëve, dikur kur ishte më i ri, më i fuqishëm. Natyrisht edhe sot quhet si lideri i botës së lire” – shkruan analisti Minxhozi

Advertisement