Connect with us

Bota

Biden sulmon Putin: Ai kishte besim se do thyente NATO-n dhe BE-në

Presidenti amerikan Joe Biden ka vlerësuar mbështetjen e Irlandës për Ukrainën teksa iu drejtua parlamentit të vendit këtë mbrëmje.

Ai tha se Irlanda kishte dhënë 170 milionë euro në ndihmë jovdekjeprurëse, “duke përfshirë pajisje mbrojtëse jetike, pajisje mjekësore, mbështetje humanitare” – si dhe ishte pjesë e sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit dhe mikpriti e 80,000 refugjatë lufte.

Biden sulmoi gjithashtu homologun e tij rus Putin, duke thënë se ai “mendonte se bota do të shikonte nga ana tjetër” kur të niste pushtimin ndaj Ukrainës.

“Ai kishte besim se do të thyente NATO-n dhe Bashkimin Evropian, se uniteti i kombeve perëndimore do të thyhej dhe do të binte në momentin e provës, por ai e kishte gabim”, u shpreh Biden.

Advertisement