Connect with us

Kronike

Bie konsumi në bare dhe restorante

Muaji dhjetor i vitit që lamë pas shënoi rënie konsumi 20 deri 30% më pak se viti parardhës te baret dhe restorantet. Te këto struktura rënie të konsumit pati edhe ditët e festave dhe vijoi edhe në ditët e para të muajit janar 2023.

Për këtë vit shoqata e Bareve dhe Restoranteve ka paralajmëruar rritje të çmimeve që do të jetë deri 20% më shumë se 2022. Shtrenjtimet do të ndikohen nga mungesa e fuqisë punëtore, ku përballë presionit të largimit në emigracion të punëtorisë bizneset e shërbimeve kanë qënë të detyruar të rrisin rrogat. Ndërsa kostot e shtuara nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe lëndëve të tjera që ofrohen në bare dhe restorante do të lokalizohen te konsumatori, ndryshe nga sa ndodhi në 2022 ku kostot e shtuara u amortizuan nga fitimet e bizneseve.

Shtrenjtimi i çmimeve pritet të japë efekte rënëse sërish te konsumi.Në 2022 sektori vuajti edhe rënien e konsumit në restorante, ku faktorët kryesorë ishin pasiguria e krijuar nga rritja e çmimeve dhe mungesa e qarkullimit të parasë në ekonomi. Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës

Advertisement