Connect with us

Rajon

Bie Vuçiç/ Serbia në Zgjedhje të Parakohshme

Komentatori politik, serbi Boshko Jakshiç tha se presidenti  Aleksandër Vuçiç do të përpiqet të ruajë pushtetin e tij politik, duke “lundruar” përmes formimit të të ashtuquajturës ‘Lëvizjes Popullore për Shtetin’ dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Ai i tha agjencisë Beta se Vuçiç e ka humbur kontrollin mbi veten

“Sjellja dhe reagimet e Vuçicit pas dy vrasjeve masive tregojnë se ai ka humbur plotësisht kontrollin. Nervozizmi dhe mënyra e të shprehurit të tij pas protestave paqësore të qytetarëve kundër dhunës, tregojnë se ai nuk po funksionon mirë

Sipas Jakshiç, situate e pakëndshme e Vucic eshte edhe për shkak të situatës së keqe në Kosovë.

“Humbja e politikës së Vuçicit për çështjen e Kosovës do ulë grafikun e tij dhe të Partisë Progresive Serbe qe ai drejton, gjë që do të përshpejtojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare”, – deklaroi Jakshiç, teksa dhe shtoi se shpreson qe ato te mbahen në fillim të vjeshtës.

“Për të përmbushur premtimet që kanë të bëjnë me Kosovën, Vuçic do të duhet të organizojë fillimisht zgjedhjet parlamentare, sepse pas zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, rejtingu i tij do të bjerë edhe më shumë. Pikërisht për shkak të Kosovës, gjegjësisht vendimeve që do të duhet të marrë, do të përpiqet të organizojë ndonjë organizim frontal, si në kohën e socializmit. Vuçiq po krijon një kopje tjetër të parties qe drejton aktualisht dhe ka nisur te thurrë një pozicion rezervë për vete dhe vazhdimësi të sundimit absolutist”, tha komentuesi politik serb I pyetur nëse Vuçiq ka ende mbështetjen e pakufishme të Uashingtonit dhe Brukselit, Jakshic tha se mbështetja nga Perëndimi është dukshëm më e vogël tani sesa në kohën e Angela Merkelit.Megjithatë, ky ekip i diplomatëve të huaj nuk është i gatshëm të tolerojë autoritarizmin e Vuçicit, siç bëri ish-kancelarja gjermane

Advertisement