Connect with us

Kosova

Bieber: Vuçiçi s’ka interes për Procesin e Berlinit, prioritetet e tij janë në Pekin

Florian Bieber nga Qendra e Studimeve të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit , ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk është fort i interesuar në Procesin e Berlinit, duke marrë për bazë faktin se presidenti serb nuk ka qenë pjesëmarrës në samitet e Procesit të Berlinit që nga marrja e detyrës si president në vitin 2016.

Bieber, i cili shërben edhe si koordinator i Grupit Këshillues të Politikave të Ballkanit në Evropë , ka theksuar se teksa liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian kanë hapur punimet e Procesit të Berlinit në Tiranë, vizita e presidentit serb në Pekin të Kinës ka sinjalizuar se ku qëndrojnë prioritetet e tij.

“Dhuna në veri të Kosovës duket se më në fund ka varrosur projektin e përkëdhelur të Vuçiçit dhe alternativën ndaj Procesit të Berlinit. Mesazhet nga Beogradi sugjerojnë se Vuçiçi nuk është i gatshëm të mbështesë plotësisht Procesin e Berlinit”, ka thënë Biebier

Që autoriteteve serbe nuk iu intereson Procesi i Berlinit, sipas profesorit austriak, dëshmohet edhe nga vendimi i kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, për të bojkotuar foton familjare të realizuar nga liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarët evropianë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që për herë të parë është mbajtur jashtë kufijve të BE-së.

“Një shenjë e telasheve të mundshme ka qenë që kryeministrja serbe Bërnabiç ka munguar në fotografinë e grupit. Është e paqartë nëse kjo ka qenë për shkak të ‘kohës’ apo pranisë së flamurit të Kosovës (asgjë e re), duke ngritur pikëpyetje për angazhimin e serbëve ndaj procesit”, ka thënë koordinatori i Grupit Këshillues të Politikave të Ballkanit në Evropë, Florian Bieber.

Advertisement