Kosova
Bien maskat në New York/ Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiç tregoi se është antiperëndimor
Analisti polak Jakub Bielamowicz në një postim në platformen X ka shkruar se presidenti serb Aleksander Vuçiq gjate fjalimit të tij në OKB ka shfaqur fytyrën e tij të vërtetë dhe është treguar totalisht antiperëndimor.
“Në fjalimin e tij në OKB, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u shpreh plotësisht antiperëndimor, duke kritikuar dominimin e kapitalizmit perëndimor dhe duke fajësuar Perëndimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, rënien e Jugosllavisë dhe bombardimin e NATO-s në vitin 1999 për të hapur rrugën për pavarësinë e Kosovës”.
“Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, teksa askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do nisim luftë imagjinare në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë” – deklaroi Vucic duke theksuar: – “Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë” – deklaroi vucic ne OKB
Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.
Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.