Connect with us

Politike

Bien sirenat/ Protestë kombëtare më 12 nëntor

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022. Berisha tha se bashkëpunimi me Partinë e Lirisë dhe më forcat e tjera nis zyrtarisht më 12 nëntor në një betejë sipas tij pa kthim.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Opozita, PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit t narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë do të konkretizohet me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe ecjen në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Ilir Meta tha më herët gjatë ditës se PL do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

Advertisement