Kronike
“Big Brother” edhe në Tiranë/ I dënuari për vrasje kishte vendosur 5 kamera
Vijon operacioni për çmontimin e kamerave të vendosura nga grupet kriminale për të kontrolluar veprimet e policisë. Mësohet se operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme nis edhe në Tiranë. Aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë. Në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Demi. Deri më tani janë çmontuar rreth 11 kamera, kontrolli do të vijojë kontrolli edhe në zonën e Shkozës. Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.
Lajmi ne perditesim
Operacioni “Fijet” është zhvendosur në Tiranë. Burime i thanë Dosja.al se në kryeqytet janë gjetur 48 kamera sigurie që dyshohet se janë vendosur nga grupet kriminale. Harta e tyre është e gjerë dhe nis nga Ish-Parku ku janë gjetur 4 kamera, 10 në laprakë, Rruga e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 te Xhamlliku, 5 Maji, Fresku, Yzberisht, Fushë Mëzez.