Kosova
BIG FIVE/ Në vend të shampanjës dhe festës, përsëri në rrotullim
“Pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, as Lajçak, as Kurti e as Vuçiç nuk kanë thënë ndonjë gjë domethënëse, dhe jo më dikush prej tyre apo dhe të tre, të hapnin shampanjën dhe të festonin” – kështu tha për ‘Danas’, politologu Ognjen Gogiç, duke analizuar fjalimet e dy ‘kokave’ dhe emisarit Lajcak, pjese e diplomatëve të “BIG FIVE” që vizituan Prishtinën dhe më pas Beogradin, dhe sipas te cilit, është përmendur se duhet të përmbushen obligimet tashmë të marra nga Kurti dhe Vucic. “Të gjitha cfarë u tha, i kemi dëgjuar gjatë gjithë viteve, por veçanërisht në muajt e fundit. I gjithë viti i kaluar u përshkua nga ky mesazh, dhe asgjë nuk ndryshoi. Prej muajit qershor kanë këmbëngulur në zbatimin e marrëveshjeve Bruksel-Ohër dhe më pas planin e deeskalimit, por nga vendi nuk lëvizi asgjë. Për mendimin tim, përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk kanë çfarë të thonë. Në fakt ajo që ata duhej të na komunikonin ishte: Na falni por i gjithë procesi i Brukselit përjetoi një kolaps dhe dështim të plotë” – theksoi Gogiç. Politologu gjithashtu u shpreh se “Takimi tregoi se neKurti, Vuçiç dhe Perëndimi po bëjnë sërish rrethin e plotë. Sërish po flasin për takime ku do të përpunohen plane”. “Nëse në të vërtetë ata do të kishin një shkop e një karotë, një dënim dhe një shpërblim, tashmë do ti kishin përdorur dhe do të kishin bërë që të dyja palët të përmbushnin detyrimet që kishin marrë nën kujdesin e tyre” – thotë bashkëbiseduesi I Danas, duke rikujtuar se afati për përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja Bruksel-Ohër ka kaluar.Në fakt, mbërritja e pesë të mëdhenjve, përafërsisht përkon me afatin e tyre, kur ata duhej të hapnin shampanjën dhe të festonin për rezultatet e arritura dhe të flisnin për darkën e donatorëve. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës aktualisht është më larg se sa ishte në rastin e vizitës se fundit të të pestësve, në janar. “Ka pasur një konflikt të armatosur më 24 shtator që tregon se sa joefektive është puna e tyre dhe sa boshe janë historitë me presione. Do vazhdojmë të jetojmë me zhgënjime derisa dikush të ngrihet e të na thotë se procesi i Brukselit ka pësuar një kolaps të plotë dhe se është koha për të kërkuar një format të ri. Gjëja kryesore është të mos kuptojmë se kjo status quo është e pashmangshme për periudhën e ardhshme. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me këtë. Momenti nuk është pjekur dhe rrethanat nuk janë të tilla për asnjë marrëveshje, nuk ka kushte, nuk ka vullnet. Duhet të shikojmë se si të ruajmë stabilitetin në muajt që vijnë” – deklaroi politologu Ognjen Gogiç