Politike
Binaj: Në Shqipëri duartrokiten hajdutët, i drejti quhet budalla
Anëtari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, dhe njëkohësisht aktori i humorit, Florian Binaj, ka folur këtë të shtunë mbi situatën politike në vendin tonë.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Berat, Binaj tregoi arsyet pse filloi kjo lëvizje politike, teksa shprehet se në vendin tonë duartrokiten hajdutët e servilët dhe jo njerëzit e drejtë e të punës së pastër.
Binaj: “Për të parë se sa rezultat ka patur politika për 33 vjet mjafton të shohësh se ai që është i drejtë shahet si i shtëmbër dhe ai që është i shtembër shitet si i drejtë. Ai që vjedh quhet trim dhe ai qe nuk vjedh quhet budalla. Ai që është emigrant është i huaj në vendin e huaj, por ngelet i huaj dhe kur kthehet në Shqipëri. Të rinjtë shqiptarë nëse i pyet ëshirojnë të largohen nga ky vend dhe nuk duan të kthehen. Edhe në rastin kur një emigrant kthehet pas 30 vitesh dhe investon në Shqipëri për të ndërtuar një hotel konkretisht në Berat, ai nuk gjen punëtorë.Ligji i referendumit është një nga 4 pikat tona më të rëndësishme. Nëse një qeveri e caktuar merr një vendim, e vetmja gjë që kanë në dorë qytetarët në këto kushte për të kudërshtuar, është të mos votojnë qeverinë pas katër vitesh. Ndërsa me ligjin e referendumit pyeten banorët drejtpërsëdrejti në lidhje me një vendim të caktuar dhe nëse ata thonë jo ky bëhet ligj”.