Connect with us

Rajon

Binjaku i Rusisë nis luftën në Ballkan/ Daniel Serwer: Serbia, agjenti kryesor i Kremlinit

Profesori amerikan i John Hopkins University, Daniel Serwer ka bërë një analizë të gjatë për ndërlidhjen që kanë zhvillimet në mes të Rusisë dhe Ukrainës me atë se çfarë ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Siç shkruan ai në faqen e tij zyrtare, agresion ushtarak i Rusisë në Ukrainë e ka një “binjak’ në Ballkan që realizohet përmes një lufte hibride të drejtuar nga Serbia, kryesisht kundër Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai deklaroi se në rast se Rusia do të dështojë në Ukrainë, atëherë automatikisht do të dështojë edhe në Ballkan, megjithatë shtoi se nëse ndodh e kundërta dhe nëse Rusia fiton në Ukrainë, atëherë duhet të priten përpjekje më agresive të Rusisë në Ballkan.

Serwer përpiqet që të argumentojë këto konstatime të tij, duke përmendur disa zhvillime të ndodhura prapa në kohë. Sipas tij, Departamenti Amerikan i Shtetit ka qenë shumë i butë me Serbinë si “agjenti kryesor” i Rusisë në Ballkan dhe shtoi se Washingtoni ka lejuar që miliarda dollarë investime të shkojnë në Beograd. Ai tha se tashmë Pentagoni është duke bërë përpjekje që të rris edhe bashkëpunimin ushtarak me ushtrinë serbe.

Advertisement