Sport
“Bir kurve!”… Kylian Mbappe i revoltuar, fyen Robert Lewandowskin
GJERMANI – Kylian Mbappé dhe Robert Lewandowski shkëmbyen një përqafim në fund të takimit të djeshëm, midis Francës dhe Polonisë (1-1) në ndeshjen e fundit të Grupit D për Euro 2024.
Por më parë, në minutën e 88-të, aty. ishte një moment tensioni mes dy lojtarëve, me francezin që ofendonte sulmuesin e Barcelonës.
I detyruar të luajë me maskë, pasi pësoi një thyerje të hundës gjatë ndeshjes së parë kundër Austrisë, Mbappe pësoi një prekje në fytyrë nga Lewandowski, gjatë një aksioni, ku francezi nuk e fshehu atë që kishte në shpirt. “Bir kurve…”, thërriti kapiteni i Bluve i irrituar dukshëm.
Më ftohtë, dhe pas fishkëllimës së fundit, Kylian Mbappé përfundoi duke e përqafuar Robert Lewandowskin dhe gjithçka u zgjidh.
B.T (Dosja.al)