Bota
Biseda që vulos fatin e Ukrainës/ Presidenti i Këshillit Evropian: Po presim me ankth…

Ka përfunduar pas 2 orësh biseda telefonike mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Por ende nuk dihet asgjë lidhur me temën e diskutimeve mes dy palëve. Duke folur para se të fillonte thirrja e sotme, Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, tha se Bashkimi Europian, ende po pret me ankth rezultatin e bisedimeve.
“Uroj gjithë të mirat për këtë telefonatë midis Presidentit Trump dhe Presidentit Putin,”- tha ai gjatë konferencës së tij të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Kier Starmer dhe Ursula von der Leyen. Costa e bëri të qartë se çfarë pret Evropa nga shkëmbimi, duke u shprehur se një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte ishte “thelbësor”.
Ndërhyrjet e Donald Trump deri më tani kanë injektuar sasi të mëdha pasigurie midis udhëheqësve evropianë. Ata do të presin me nervozizëm për ndonjë shenjë që tregon se presidenti amerikan është i gatshëm të ushtrojë më shumë presion mbi Vladimir Putinin sesa deri më tani.
Lufta dhe rikthimi shkatërrues i Trump në Shtëpinë e Bardhë, kanë qenë dy nxitës kryesorë të lëvizjeve për të forcuar bashkëpunimin midis Londrës dhe Brukselit.

