Connect with us

Aktualitet

Bisedat me kriminelë/ Zbardhen akuzat që rëndojnë mbi ish-kryepolicin e Lezhës

Tre ditë nga vetëdorëzimi tek kolegët, ish-zyrtari i policisë Henerigert Mitri doli para gjykatës, për t’u njohur me masën arrest me burg, shpallur në mungesë pesë muaj më parë. 47-vjeçari dyshohet nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, kultivim kanabisi dhe lejim të lojërave të fatit, që në dosje thuhet se i kreu gjatë kohës që mbante detyrën e drejtorit të Policisë Lezhë.

Si provë, SPAK ka komunikimet në Sky Ecc të ish-drejtorit që komunikonte me vartësin e tij Klodian Shahini, për të konfirmuar hartën se ku do të kryheshin patrullimet nga ajri, por duke shmangur parcelat e grupeve kriminale. Episodi tjetër është ai i bashkëpunimit të zyrtarit të policisë me Pëllumb Gjokën, i arrestuar në dosjen “Metamorfoza”, të cilin e garantonte për lotot.

Këto të dhëna, deklaron SPAK, përfitohen nga bisedat me Gjokës dhe një zyrtari tjetër të policisë identifikuar si Oltion Bistri, ku Mitri i përmendur si “Gerti Drejtor”, nuk duhet ta kishte marrë përsipër pa marrë dakordësinë e eprorëve.

Dosja Revanshi përmend 50 persona të dyshuar në ngjarje të ndryshme kriminale midis grupeve, të etura për të asgjësuar njëra tjetrën. Mes emrave të njohur janë Arben Ndoka, Durim Bami, Emiliano Shullazi, Endrit Dokle, Fatrmir Hyseni dhe Leonard e Erlis Duka. Komunikimet Sky Ecc kanë ekspozuar edhe tre oficerë të tjerë të policisë së Shtetit, midis tyre Altin morina dhe Ardian Pikli ish anëtarë të forcave Speciale Renea dhe Klodian Shahinaj, vartës i Henerigert Mitrit. Të katërt dyshohen se favorizuan dhe lehtësuan anëtarë të grupeve kriminale.

Advertisement