Rajon
Bisedë me Macron/ Vuçiç: I tregova zhvillimin e rrezikshëm në veri

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, të cilit i ka kërkuar që të bëjë përpjekje shtesë që autoritetet në Kosovë të kryejnë bisedime.
Në një postim në Instagram thotë se ka zhvilluar një bisedë të hapur me Macron dhe i ka prezantuar pasojat e situatës në Kosovë.
Vuçiç thotë se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut dhe ruajtjes së paqes.
“Komuniteti serb në Kosovë është i vetmi grup etnik në Evropë që është i ekspozuar ndaj dhunës së vazhdueshme. I kërkova presidentit Macron që të bëjë një përpjekje shtesë në mënyrë që pala prishtinase të vijë në vete dhe të kthehet sa më shpejt në kuadrin e bisedimeve konkrete”, ka shkruar Vuçiç.
Ai shtoi se falënderoi Macronin për gatishmërinë e tij për të dëgjuar Beogradin, si dhe për vendosmërinë e tij për të bërë përpjekje shtesë për të zgjidhur situatën në veri të Kosovës.

