Connect with us

Bota

“Biseduan për rreth një orë”/ Ç’ndodhi në takimin online të Trump dhe Zelenskyy-t, masa të rrepta sigurie

Ka zgjatur një orë takimi online mes presidentetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskyy. Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqës të tjerë të Europës, ndër ta: Keir Starmer, Emmanuel Macron, Antonio Costa dhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Në kancelari në Berlin, ku Friedrich Merz dhe Volodymyr Zelenskyy janë takuar që nga mesdita e së premtes për videokonferencën, u morën masa të posaçme për të parandaluar përgjimin e bisedave. Në katin e katërt të ndërtesës, kati “sekret”, është qendra e operacioneve, një hapësirë pa dritare me ekrane të instaluara dhe teknologji të veçantë që garanton sigurinë e komunikimit. Përkthyesit nuk lejohen as në hapësirë dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të flasin anglisht, ndërsa telefonat celularë u lanë jashtë dhomës, të fikur dhe të vendosur në një “kuti zhurme” që neutralizon mikrofonat e pajisjeve.

Ky komunikim konsiderohet si një paralajmërues i takimit që presidenti amerikan do të ketë në Alaska të premten me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Qëllimi është të gjejë terren të përbashkët me Donald Trump para se të takohet me udhëheqësin e Kremlinit.

Më herët sot, në një postim në Truth Social, Trump i përshkroi evropianët si “njerëz të mirë” që duan që ne të arrijmë një marrëveshje për çështjen e Ukrainës. Nga ana e saj, Moska minimizoi komunikimin e presidentit amerikan me evropianët, duke e përshkruar atë si “të parëndësishëm”.

Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Berlin më herët se të fliste me Trump dhe sot u bëri thirrje aleatëve të tij të ushtrojnë presion mbi Moskën dhe të parandalojnë çdo mashtrim nga ana e Rusisë.

“Ne duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë për të siguruar një paqe të drejtë. Ne duhet të përdorim përvojën e Ukrainës dhe partnerëve tanë për të parandaluar çdo mashtrim nga ana e Rusisë. Aktualisht, nuk ka shenja se rusët po përgatiten t’i japin fund luftës,”-tha Zelenskyy në një postim në platformën sociale Telegram.

E gjithë kjo ndodh para takimit të Trump me Putin, që do të mbahet ditën e premte, më 15 gusht 2025, në Alaskë. Qëllimi i këtij takimi do të jetë për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Pas caktimit të takimit, Trump deklaroi se do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të Ukrainës dhe Rusisë. Kjo deklaratë, ngriti shqetësime të shumta në Kiev dhe gjithë Evropën.

Advertisement