Connect with us

Kosova

Biserko ‘PARA GJYQIT’- Pa praninë e SHBA-së nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, nuk pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA” Biserko ka porositur Bashkimin Evropian të ketë qasje ndryshe ndaj Serbisë.

“Deri tani kjo qasje ka qenë shumë paqësore dhe nuk po shoh ndonjë ndryshim persa i përket integrimit në BE”, ka thënë Biserko.

Sipas saj, komuniteti serb në veri është lënë me besimin që ndarja është e mundur, prandaj “është e vështirë t’u qasesh tani”.

Biserko ka thënë se shoqëria civile duhet të mendojë për një strategji që gradualisht t’i afrohet komunitetit serb me qëllim që ta ndajë nga Serbia.

“Duhet të ketë një fond ndërkombëtar ndoshta që do të ishte një instrument për të tërhequr integrimin e komunitetit serb në Kosovë dhe hapjen e mundësive ekonomike me qëllimin e shkëputjes së varjes së tyre nga Beogradi”, ka deklaruar Biserko, duke theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të sillet në një nivel te tille ku nuk do të ketë ndarje etnike.

“Unë do ta kundërshtoja argumentin e Serbisë që ka prioritet Asociacionin në dialog. Ndasia etnike ka dëshmuar mosfunksionalitet në Bosnje. Kjo duhet të sillet në një nivel që te mos ketë ndarje etnike”- ka shtuar Biserko

Advertisement