Aktualitet
“Bisha është plakur”/ Dy ditë më parë e sulmoi, Simoni sot caktohet avokati i Berishës
Është ndërprerë seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishes. Mbrojtësit e Sali Berishës, avokatet Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën e GJKKO-së, pasi janë rrëzuar kërkesat e tyre për të përjashtuar gjyqtaren Irena Gjoka.
GJKKO njofton se pas largimit të avokatëve te Berishes, seanca është ndërprerë dhe janë pritje të avokatit kryesisht Artan Simoni, për vijimin e seancës që do të përcaktojë masën e sigurisë për Sali Berishën.
Prej disa ditësh kreu i opozitës ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama i cili me urdhrat e tij politikë po “godet” Sali Berishën. Tashmë GJKKO ka marrë vendim që pikërisht avokati mbrojtës të jetë Artan Simoni, i cili shfaqet hapur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Por çfarë shkroi vetëm dy ditë më parë avokati i shtetit Artan Simoni i cili me një status “misterioz” sulmonte Sali Berishën.
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, shkroi në rrjetet sociale Artan Simoni/dosja.al