Aktualitet
Bishat kanë dalë jashtë kontrollit/ Bushati: Prokurorët e SPAK s’i japin llogari askujt, është shkallmuar çdo gjë

Për gazetarin dhe analistin Andi Bushati, SPAK ka dalë jashtë kontrollit, teksa iu referua hetimeve që prokurorët e posaçëm po kryejnë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Nga studio duke i etiketuar si ‘bishat’ e SPAK, prokurorët e kësaj strukture, Bushati tha se hetimet e kryera ndaj Veliajt vlejnë më shumë për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa se sa për vetë kryebashkiakun e Tiranës. Sipas Bushatit, SPAK nuk i jep llogari askujt, duke bërë që gjithçka të shkallmohet. Ajo që vlen të theksohet, për Bushatin, është fakti se kujt i intereson që kryebashkiaku Erion Veliaj të goditet kaq shumë, aq sa të qëndrojë prapa hekurave.
Çdo vend demokratik ku marrim modele për SPAK, qytetarët e jo më zyrtarë mbahen kot në burg. Këtu është shkallmuar çdo gjë. Nëse Metës dihet përse ia bëjnë, me Veliajn themi çfarë po i bëjnë se është padrejtësi, kush dhe pse po ia bëjnë?! Duhet të diskutojmë nga ka marrë urdhër SPAK, kujt i interesojnë dhe pse po e degerdojnë këtë drejtësinë e re deri në këtë pikë.

