Kosova
Bislimi akuzon Europën se është manipuluar me dëshirë: Serbia s’ka pasur kurrë propozime
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi deklaroi se vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë manipuluar me qëndrimin se Serbia ka ofruar propozime për planin e sekuencimit të Marrëveshjes Bazë dhe asaj të Ohrit mes Beogradit dhe Prishtines, per normalizimin e marredhenieve, pasi sipas tij, nga Serbia s’ka pasur kurrë propozime.
“Le të na tregojë se cilat kanë qenë propozimet e deritashme të Serbisë. Vendet anëtare janë manipuluar duke thënë se ka pasur propozime nga Beogradi zyrtar dhe e dyta teksa dhe eshte shprehur se qendrimet e saj janë larg qëndrimet tona” – deklaroi Bislimi teksa dhe ka sqaruar se vetëm me dorëzimin e propozimeve mund të dihet se sa versione janë dorëzuar.
“Vetëm atëherë kur te kemi dorezuar ne dhe pala serbe propozimet, do mund ta dimë se a është versioni i 10-të versioni i fundit apo do të kemi edhe versionin e 27-të. Ideja është që të mbulohet fakti që Serbia asnjëherë nuk ka dërguar propozime” – ka theksuar zevendes kryeministri
Bislimi, ka bërë të ditur se përmes draftit të sekuencimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kanë kërkuar tri siguresa.
“Ne i kemi dërguar komentet tona një dokument 7 faqesh dhe menjëherë e kemi marrë konfirmimin për pranimin e dokumentit nga ana e Brukselit”.
Bislimi ka thënë se tri siguresat që kanë kërkuar janë formalizimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së Bërnabiçit dhe dorëzimi i Radojiçiçit.
“Ne kemi sqaruar edhe njëherë përse kemi insistuar në këto siguresa gjatë takimit mes kryeministri Kurti dhe Borrell e Lajçak. Janë tri siguresa, siguresa e parë ka të bëjë me formalizmin e marrëveshjes është domosdoshmëri që ajo të nënshkruhet në mënyrë që të shmanget çfarëdo dyshimi se palët e trajtojnë këtë marrëveshje si valide apo jo”.
“Pika e dytë që ndërlidhet me këtë është tërheqja e letrës të cilën ish kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç e kishte depozituar në shërbimin e jashtëm të Bashkimit Evropian në dhjetor të vitit të kaluar. Garancia e tretë ka qenë dorëzimi i kryekriminelit Milan Radojiçiç dhe grupit të tij terrorist tek institucionet e Kosovës” – deklaroi Bislimi