Kosova
Bislimi: S’mund të nis themelimi i asociacionit, pa nënshkrim
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një prononcim për media ka thënë se në takimin me emisarin Lajcak nuk është diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sepse nuk ka pasur nevojë, ndonëse ka qenë në agjendë.
Ai ka thënë se pa nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit (Ohër, 18 mars), s’do të nis puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar sërish pozicionin e Kosovës, përkundër se është pranuar në parim nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, në takimin me liderët evropianë më 26 tetor.
Bislimi ka vlerësuar ndër të tjera se pika më e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për finalizimin e sekuencimit të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Implementimit, dhe ka shtuar se draft-statuti i prezantuar nga emisarët perëndimorë më 21 tetor ka pasur “kujdes të shtuar” për Kushtetutën e Kosovës, por fjalën e fundit do ta ketë Gjykata Kushtetuese.
“Kemi pasur disa drafte që kanë qarkulluar, por mund të them se drafti që i është dorëzuar Kosovës nga miqtë tanë të BE-së dhe SHBA-ve, gjatë përgatitjes së neneve të veta, ka pasur një kujdes të shtuar për qasjen ndaj Kushtetutës së Kosovës” – ka deklaruar Bislimi