Connect with us

Kronike

Biznes kokaine/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në Angli (EMRAT)

BRITANI E MADHE – Katër anëtarë të një bande shqiptare të drogës që drejtonte një biznes kokaine prej 2 milionë paundësh në Preston dhe Chorley janë dënuar me 24 vjet burg.

Prokurorët e përshkruan operacionin si “i ngjashëm me një firmë taksi” me linja telefonike që funksionojnë 24/7. Banda kishte qendra telefonike, të vendosura në Mançester për të siguruar që operacionet të drejtoheshin nga një zonë e veçantë policie, dhe punësonte një rrjet korrierësh, që punonin me turne 12 orëshe, për të shpërndarë drogën te klientët.

Korrierëve, të cilët ishin kryesisht nga Shqipëria dhe Evropa, iu dhanë dokumente të rreme identiteti italiane për të shmangur zbulimin, dëgjoi Gjykata e Preston Crown.

Bekin Hasmehaj, 35 vjeç, mbante një pozicion të lartë drejtues brenda ndërmarrjes.

Klientët do të telefononin një qendër telefonike dhe do të bënin një porosi, duke lënë një kod të veçantë për dorëzimin e drogës, ndërsa më pas, personi pas telefonit lajmëronte një korrier për të dërguar drogën. Sipas prokurorisë “modeli i grupit shqiptar ishte kompleks dhe ishte krijuar për ta bërë të vështirë për policinë identifikimin e parave ose drogës”.

Më 29 janar 2020, oficerët bastisën shtëpinë e Hasmehajt në Marchwood Close dhe gjetën sasi të mëdha parash, droge dhe telefonash celularë, ndërsa pas arrestimit të tij bashkëpunëtorët u vunë në punë për t’u siguruar që biznesi i drogës të mbetej i hapur.

Një tjetër drejtues i bandës, Albi Hoxhaj, 36 vjeç, drejtonte një nga qendrat e drogës në Mançester ndërsa gjatë një periudhe gjashtëmujore ai drejtoi korrierët për të shpërndarë drogën në zonat e Preston dhe Chorley.

Nga ana tjetër, i arrestuari tjetër Klevis Prensi, 33 vjeç, ka qenë i afërt me familjen Hasmehaj ndërsa shtëpia e tij përdorej për peshimin dhe paketimin e drogës, ndërsa i dënuari tjetër Altin Nikolli, 37 vjeç, ka punuar në një nga qendrat e marrjes së telefonatave të klientëve për një muaj në fund të vitit 2019.

Kronike

Tiranë, grabiti me armë një dyqan tek ‘Myslym Shyri’ dhe vodhi një argjendari nga tarraca, arrestohet 43-vjeçari

Vjedhja e disa aparateve celularë në rrugën ‘Myslym Shyri’ më datë 9 shkurt të këtij viti si dhe vjedhja e argjendarisë pak ditë më parë në rrugën e Dibrës janë zbardhur nga policia.

Në të dyja rastet ka qenë i njëjti autor që i ka kryer. Pas hetimeve dhe punës intensive komisariati nr.2 dhe nr.4 në kryeqytet kanë finalizuar operacionin ‘Golden hummer’ dhe është vënë në pranga 43-vjeçari Afrim Dulaj, banues në Tiranë.

Më datë 14 mars ky shtetas vodhi disa aksesorë floriri në një argjendari në rrugën e Dibrës, gjatë natës duke krijuar në të çarë në tarracën e dyqanit dhe u fut brenda.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë, duket teksa hap tarracën e argjendarisë me sharrë dhe më pas kap me shkop bizhuteri të ndryshme.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Continue Reading

Kronike

Bashkëshorti i nënës që hodhi foshnjën në lumë: Fëmija dyshohet nga lidhje jashtëmartesore

Detaje t reja mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tapizë të Krujs, ku një 42-vjeçare dyshohet se ka lindur dhe ka hedhur në lumë foshnjën e sja.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur. Fëmijën e ka lindur në kushte shtëpie dhe askush nuk e ka ditur që është shtatzëne, as burri i saj, këtë të paktën ka deklaruar ai para hetuesve.

Menjëherë pasi e ka lindur e ka marrë fëmijën, e ka mbështjellë me qese plastmasi dhe e ka hedhur. Pasi gruaja ka shkuar në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, është zbuluar që ka qenë shtatzëne.

Fillimisht para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur, por disa orë më vonë ka rrëfyer.

Hetuesit e kanë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Continue Reading

Kronike

Familja nuk e dinte se ishte shtatzënë?/ Nëna hedh foshnjën në lumë, detajet e reja

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tapizë të Krujës.

Familja nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

Sipas policisë, rreth orëve të mëngjesit dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, gruaja duke pretenduar se e ka lindur të vdekur, e ka futur trupin e foshnjës në qese dhe e ka hedhur në lumë.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K. 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronike

E dashura njoftoi policinë për humbjen e kontakteve, gjendet shqiptari i katërt i vdekur pas aksidenti tragjik

Njeriu i katërt në bordin e BMW-së së vjedhur e cila u përmbys pranë komunës së Segnit n në drejtim të Anagni-Colleferro u gjet i pajetë, 300 metra larg vendit të aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Pas përplasjes së fortë, automjeti shpërtheu në flakë. Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se viktima është një shqiptar 33-vjeçar, bashkatdhetar i tre të tjerëve që ishin me të, prej të cilëve vetëm njëri shpëtoi dhe u shtrua në spitalin Colleferro. Trupi i tij u gjet falë denoncimit të bërë nga një grua e cila i tha policisë se nuk kishte më lajme për partnerin e saj, i cili ishte në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Aksidenti tronditës

Një telefonatë në numrin 112 solli në vendin e aksidentit karabinierët nga stacioni Segni. Një BMW e serisë 4 kishte dalë nga rruga, duke u futur në mes pemëve dhe duke marrë flakë pas përplasjes. Makina, që vinte nga Anagni (Frosinone), po udhëtonte në Casilina me shpejtësi marramendëse, me sa duket me rreth 200 kilometra në orë. Duke udhëtuar përgjatë rreth rrotullimit, goditi bordurën me anën e majtë dhe fluturoi në mes të pemëve pas rreth 50 metrash rrokullisje.

Dëshmitari

“U ngrit nga toka, dukej si një raketë,” tha një grua që pa për herë të fundit, BMW-në që fluturoi jashtë rruge. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të Marian Kolës, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27-vjeç, dy të rinjtë që ishin ulur në pjesën e përparme të mjetit, ndërsa pasagjeri i tretë, 28 vjeç, përfundoi jashtë duke arritur të mbijetojë. Të tre, me origjinë shqiptare, banues në periferi jugore të Romës, mes Tor Bella Monaca dhe Ponte di Nona, ishin të njohur për policinë për krime kundër pronës. Në fakt, të gjithë pa dokumente u identifikuan falë gjurmëve të gishtave të marra në morgun e qendrës së mjekësisë ligjore Tor Vergata.

Pas përplasjes, BMW ka marrë flakë në pjesën e përparme, me flakët që kanë mbështjellë motorin dhe pjesërisht kabinën e pasagjerëve ku ndodheshin dy trupat e pajetë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e nevojshme për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në shkurre. Me mbërritjen e urgjencës, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e dy të rinjve ndërsa i treti, i shtrirë përtokë në gjendje shumë të rëndë, është dërguar me kodin e kuq fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në Poliklinikën Tor Vergata ku iu nënshtrua një operacioni me shpresën për t’i shpëtuar jetën.

Marian Kolaaa 1024x576
Aksidenti 1
Continue Reading

Kronike

E rëndë/ 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës. Një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës, duke gjetur vdekjen. Policia sqaroi se foshnja ka lindur në kushtet e shtëpisë.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING