Aktualitet
Biznesmeni përballet me të papriturën, i zhduken dy punonjëset nga Nepali
Dihet tanimë se sektori i shërbimeve në vendin tonë vuan për punonjës pasi shumë shqiptarë kanë emigruar.
Të gjendur përpara kësaj vështirësie, pronarët e bizneseve po detyrohen të marrin punonjës nga vendet e Azisë dhe Afrikës.
Kështu ka bërë edhe administratori i një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Ai ka punësuar dy shtetase nga Nepali për pozicionin e sanitareve duke iu siguruar edhe akomodim.
Por sot 68-vjeçari ka denoncuar në Policinë e Durrësit largimin nga puna të dy nepalezeve. Ai thotë janë larguar nga ambientet e hotel-restorantit të tij, 2 punonjëset nga Nepali me iniciale P. Sh., 35 vjeçe dhe E. D., 23 vjeçe.
Ende nuk dihet pse dhe ku janë larguar dy shtetaset nga Nepali por kërkimet vijojnë ende.
Edhe më parë ka patur raste të braktisjes së punës nga këta punonjës nga India, Bangladeshi, Sri Lanka e Nepali. Shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë si trampolinë për vendet e Bashkimit Evropian.