Aktualitet
“Bjellorusia përgatitet për një “marveshje të madhe” me SHBA-në, a do të jetë Rusia çmimi që ajo do të paguaj?”
Nga Eljanos Kasaj
“Bjellorusia përgatitet për një “marveshje të madhe” me SHBA-në, a do të jetë Rusia çmimi që ajo do të paguaj?”
Minsk(Мiнск),Bjellorusi-Bjellorusia është gati të lidhë një marrëveshje të madhe me Shtetet e Bashkuara, por interesat e saj duhet të merren parasysh,ka deklaruar Presidenti bjellorus Aliaksandr Lukashenka(Аляксандр Лукашэнка) në një takim të administratës presidenciale mbi situatën globale ndërkombëtare dhe zhvillimin e marrëdhënieve bjelloruso-amerikane.
Gjatë fajlës së tij mbi situatën aktuale të marrëdhënieve midis Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Lukashenka vuri në dukje se tendenca drejt rifillimit të dialogut dypalësh ka fituar “një moment pozitiv”. Kjo, tha ai, është diskutuar tashmë më shumë se një herë, dhe kur të vijë koha, publiku do të informohet në detaje. “Ndoshta më në fund ka ardhur koha për të folur për këtë. Por, përpara se të diskutojmë ndonjë gjë rreth marrëdhënieve bjelloruso-amerikane, dhe veçanërisht perspektivave të tyre, do të doja të konsultohesha me ju sot”, iu drejtua Presidenti pjesëmarrësve në takim.
Në të njëjtën kohë, sipas Presidentit Lukashenka, Bjellorusia mund të bëjë disa kompromise dhe të ndërmarrë hapat e parë drejt përmbushjes së detyrimeve të saj, duke pritur që amerikanët të përmbushin premtimet e tyre. Kjo është ajo që po ndodh, për shembull, me heqjen e sanksioneve kundër “Belavia Airlines”.”Ata (amerikanët) njoftuan se sanksionet kundër Belavia po hiqeshin, por mbeten disa çështje të pazgjidhura. Si Igar Çerginjec (Ігар Чаргінец, CEO i linjës ajrore – BELAVIA) ashtu edhe drejtuesit tanë të Belavia thonë se heqja e këtyre sanksioneve nuk e liron plotësisht Belavia nga disa detyrime të pakuptimta. Dhe ne nuk mund të fluturojmë, të riparojmë ose të blejmë gjithmonë diku. Amerikanët e pranojnë këtë. Ata thonë se do të duhet pak kohë për të mbyllur këto boshllëqe ligjore. Në rregull!”- shpjegoi Presidenti Lukashenka.
“Do të presim propozimet e tyre globale, një marrëveshje të madhe, siç u pëlqen të thonë (ata i duan këto marrëveshje të mëdha). Jemi gati për këtë. Jemi gati të bëjmë një marrëveshje të madhe me ta. Në njërën anë të peshores janë pyetjet, kërkesat dhe kërkesat e tyre, në anën tjetër janë pyetjet dhe kërkesat tona. Një zgjidhje? Le ta zgjidhim. Jemi gati për këtë. Jam plotësisht dakord me propozimet e Donald Trump në këtë drejtim. Por edhe interesat tona duhet të merren parasysh. Dhe gjithçka duhet të jetë e drejtë, siç ramë dakord dikur me amerikanët”, theksoi më tej Presidenti bjellorus.
Pjesëmarrësit në takim përfshinin kryeministrin Aliaxandr Turçin(Аляксaндaр Турчын), sekretarin e shtetit të Këshillit të Sigurisë Aliaxandr Valfoviç(Аляксандр Вальфовіч), kreun e administratës presidenciale Dzmitrij Krutoj(Дзмітрый Крутой), prokurorin e përgjithshëm Andrej Shved(Андрэй Швед) dhe kryetarin e KGB-së bjelloruse Ivan Tertel(Іван Тэртэль).
Vlen të theksohet se kohët e fundit Bjellorusia ka marrë një rëndësi të veçant në sytë e administratës amerikane të Presidentit Donald Trump dhe kjo jo pa arsye.
Bjellorusia ka demonstruar një qëndrim shumë neutral ndaj Ukrainës dhe konfliktit të armatosur që po zhvillohet në territorin ukrainas, në të njëjtën kohë, vendi vazhdon të mbajë marrëdhënie diplomatike në nivelin e ambasadës me Ukrainën, kjo pa impaktuar në lidhjet e forta ekonomike, ushtarake dhe kulturore që Bjellorusia ka me Federatën Ruse. Ndërsa pozicioni gjeografik i Bjellorusisë midis vendeve të Bashkimit Evropian/NATO-s (Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë), Ukrainës dhe Rusisë, së bashku me politikën e saj të “kufijve të hapur”, ka shërbyer për ta kthyer Bjellorusinë në një “urë lidhëse” midis vijave të frontit të konfliktit dhe palëve të përfshira në konflikt(në mënyrë direkte ose indirekte).
Ndërkohë një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe afërisa ideologjike midis udhëheqjes bjelloruse dhe asaj amerikane, ku “viktorianizmi sovjetik” bjellorus bazuar në vlerat tradicionale morale, familjare dhe shoqërore ka krijuar bindjen në Uashingtonin konservator për mundësinë e normalizimit të mardhënieve midis dy vendeve dhe pse,jo forcimin e mëtejshëm të tyre. Ky vullnet i mirë i përbashkët u pa qartë edhe në në pjesëmarrjen si vëzhgonjës të trupave amerikane në stërvitjet ushtarake ruso-bjelloruse “Zapad/Запад 2025” me ftesë të drejtpërdrejt të Presidentit bjellorus, të cilën media amerikane e interpretoj si një shenjë të ngrohjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë.
Në vigjilje të Samitit të Budapestit, duket se bjellorusët janë duke lëvizur, për të rimëkëmbur mardhëniet e tyre me SHBA-në dhe për të zgjeruar kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Kremlinit, duke rritur kështu edhe mundësitë e arritjes së një marveshjeje e cila do ti jepte fund konfliktit të përgjakshëm pothuajse katër vjeçar në Ukrainë dhe që do të sillte paqe dhe stabilitet sërishmi në Evropë.