Sport
“Bjeri gajdes, gajdexhi”, ekipi kombëtar feston në klubet e Tiranës deri në mëngjes
Nga Leskovaci ne klubet e Tiranës! Festa pas triumfit të Shqipërisë ndaj Serbisë nuk ka të ndalur. Hareja nisi që në Serbi për të vazhduar më pas për orë të tëra në Shqipëri. Nga cepi në cep, kudo ku ka shqiptarë, mbrëmja e djeshme ishte historike dhe që do të ngulitet thellë në mendjen dhe zemrat e të gjithëve.
Të mbledhur në një klub, me dyshen nuk iu ndanë Armand Duka, shihen duke kënduar dhe kërcyer nën ritmin e këngës “Bjeri gajdes, gajdexhi”. Padiksutim nuk kanë si të mungojnë as futbollistët kuqezi, të cilët të shoqëruar nga disa familjarë e kanë “djegur” deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Serbisë, duel i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Ky triumf na çon akoma më afër “Play-Off” dhe “ëndrrës amerikane”.