Pinknews
Bledi Mane ironizon Ori Nebijajn: Nominojeni dhe çojeni në shtëpi (FOTO)
Gazetari dhe ish-opinionisti i “Big Brother Vip Kosova”, Bledi Mane, ka komentuar Ori Nebijajn, si opinioniste në formatin “Big Brother Vip Albania”, krah Arbër Hajdarit.
Përmes një postimi në “Instagram”, gazetari ironizon Orin ku thotë se duhet të dërgohet në shtëpi, pasi nuk po shkëlqen as në “Big Brother Vip”, ashtu si edhe në Parlament
“Nominoni dhe çoni në shtëpi Ori Nebiajn. Nuk shkëlqeu kurrë as në Parlament e as tani në Big Brother… Më vjen keq Ori!”,– ka shkruar Bledi.
Ori Nebijaj, është për herë të parë në pozicionin e saj si opinioniste në këtë sezon të tretë të “Big Brother Vip”, pasi zëvendësoi Zhaklin Lekatarin.