Connect with us

Politike

Bledian Koka: Lufta në PD duhet të mbarojë, të bashkohemi

Bledian Koka, është shprehur se lufta mes pjesëve të opozitës duhet të përfundojë, në mënyrë që ata të kenë shanse për rikthimin në pushtet.

Komentet Koka i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit mbi pëlqyeshmërinë e liderëve.

Ai tha se pëlqyeshmëria e liderëve shkon paralel me pelqyeshmërinë e partive politike që ata drejtojnë.

Koka shtoi se kryeministri Edi Rama është i vetëdijshëm se bashkimi i opozitës do të sjellë rotacionin, prandaj sipas tij, ai është përpjekur që nga viti 2017 që të ndryshojë rregullat e lojës.

“Realiteti ky është, e vërteta e madhe është se pëlqyeshmëria për liderin është edhe pëlqyeshmëria për focën politike. Ky është mesazhi që i shkon opozitës. Ne s’mund t’i themi Edi Ramës pse është i forti.

Demokracia është e bukur sepse është diversive. Problemi është se kjo është një pasqyrë ku opozita do të duhet të shohë veten. Të gjithë liderët do të donin të ishin më të pëlqyer, por aty ka mesazhe shumë të fuqishme që lufta të mbarojë, që bashkimi i opozitës duhet të mbizotërojë.

Unë besoj se për të gjithë ata që thonë Rama është i fuqishëm, unë them jo nuk është i fuqishëm. Prandaj ai që nga 2017 ka bërë përpjekje për të ndryshuar rregullat e lojës. Por është e sigurt që një ditë opozita do të bashkohet dhe ai e di shumë mirë këtë”, tha Koka.
Advertisement