Politike
‘Blerësi i votave’/ Berisha denoncon: Kushëriri i drejtorit të policisë në Spitallë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast të blerjes së votave, një ditë para zgjedhjeve të ’14 Majit’. Sipas Berishës, kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit. Ai ka postuar foton e personit në fjalë, që quhet Fetah Mataj.
‘Denoncohet blerësi i votave në Spitallë, Durrës. Ai është Fetah Mataj kushëri i drejtorit të policisë së Durrësit!”– shkruan Berisha.