Connect with us

Pinknews

Blero i kërkon falje Afronës dhe zbulojnë arsyet e divorcit

Blero ka qenë i ftuar në podkastin e ish bashkëshortes të dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk with Afrona”, ku këngëtari tregoi se se ka qenë kokëfortësia e tij dhe vendimet e pamatura që çuan në divorc.

“Dua të kërkoj falje publikisht. Në atë kohë kam dashur të qëndroj në Kosovë dhe të mos vija me ty në Zvicër. Ti ke pasur të drejtë, por kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë. Edhe distanca,” u shpreh ai.

Afrona dhe Blero folën mes emocioneve për fundin e martesës së tyre pas shtatë viteve që ishin bashkë, një vendim që ka lënë gjurmë jetën e gjithsecilit prej tyre.

“Ndoshta ka qenë edhe faji që s’jemi ulur dhe nuk i kemi sqaruar gjërat pas shtatë viteve. Ka qenë edhe ky faji im, vetëm jam zhdukur nga jeta jote sepse kam pasur mllef brenda vetes, vuajtje, dëshpërim. Thjesht më është dashur shumë kohë,” tha Afrona.

Advertisement