Connect with us

Kosova

Blinken dhe dy letrat e tij të ndryshme për Kosovën

Sipas Halil Matoshit, tani Serbia në interesin strategjik amerikan është më lart se Kosova në listën e prioriteteve amerikane në Evropën kontinentale.

Tërheqja e Serbisë jashtë orbitës ruse është sot interes më madhor i ShBA-së se sa njohja e Kosovës nga Serbia.Prandaj njohja e Kosovës nga shteti serb “u flijua” për këmbim me vënien e sanksioneve Rusisë nga ana e Serbisë.

Për këtë zbritje të interesimit për Kosovën, ka dhënë kontributin e tij edhe vet Albin Kurti, me hapat e tij të pakoordinuar dhe me përplasjet që ai ka patur  me diplomatët amerikanë.

“Kush kupton sadopak nga gjeopolitika, e kupton fare mire se përse Kosova nuk mund ta sigurojë vetveten pa ShBA-në.” – ka shkruan analisti Matoshi

 

Advertisement