Connect with us

Kosova

Blinken i dërgon haber Kurti nëpërmjet Ramës, ja çfarë ka kërkuar DASH

Komentatori politik dhe gazetari serb, Boshko Jakshiç tha se gjatë vizitës së tij në Tiranë, Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken do ripohojë forcën e miqësisë me Shqipërinë, e cila në deklaratën e Departamentit të Shtetit cilësohet si partneri kryesor i Amerikës për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ajo që mund të pritet edhe nga kjo vizitë, shtoi Jakshiç, është se Blinken do t’i kërkojë Edi Ramës shërbime të vullnetit të mirë për të tentuar të ndikojë te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sepse veprimet e ketij te fundit, siç tha ai, nuk janë pritur mirë në Uashington.

Jakshiç ise kjo është vizita e parë në Shqipëri e një sekretari amerikan të shtetit pas tetë vitesh dhe tha se padyshim synon të shprehë respektin amerikan për rezultatet e arritura nga politika e Shqipërisë në rajon në vitet e fundit. Blinken, theksoi ai, para së gjithash do të mbështesë proceset e reformave, forcimin e institucioneve dhe reformën në drejtësi në Tiranë, por çështja e sigurisë së Kosovës, beson Jakshiç, padyshim se do zërë një pjesë të konsiderueshme të agjendës.

“Çfarë mund të pritet dhe që duket e logjikshme, është se Blinken do ti kërkojë Ramës të ndikojë te Kurti, sepse veprimet e kryeministrit të Kosovës prej kohësh nuk shihen mirë në Uashington dhe dihet se sa probleme i krijon ai politikës amerikane, me vendime si heqja e dinarit si e fundit në serine e gjatë të mos parrjes parasysh të këshillave. Se si do vazhdojë më tej historia, është një pyetje tjetër dhe krejtësisht e pasigurt për të cilën sigurisht që nuk ka përgjigje tani për tani” –  theksoi Jakshiç

Në axhendën e sekretarit Blinken, të shpallur nga Departamenti i Shtetit, nuk ka një vizitë në Kosovë dhe Jakshiç e lidh këtë me qëndrimin e SHBA-së ndaj Serbisë.

“Shmangia e një vizite në Prishtinë është një veprim i menduar mirë sepse pasojat do të nënkuptonin një qëndrim negativ ndaj Serbisë. Skuarja në dy lokacione apo dhe vetëm në Prishtinë, nuk do shihej me sy të mirë në Beograd, dhe kjo shkaktonte një çekuilibër që Amerika nuk e dëshiron sepse do të humbiste pozicionet ndaj Serbisë”, vlerësoi Jakshiç.

Advertisement