Bota
Blinken thirrje Izraelit: Jetët e civilëve të kenë përparësi ndaj operacioneve ushtarake në Gaza
Shtetet e Bashkuara po analizojnë hetimin izraelit për sulmin që vrau shtatë punonjës të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.
Sipas SHBA, Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi dhe të sigurohet që një ngjarje e tillë të mos ndodhë më.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se jeta e civilëve në Gaza duhet të ketë përparësi ndaj operacioneve ushtarake.
“Hapat që do të ndërmarrë Izraeli do të ndiqen me shumë kujdes. Jetët e civilëve – shtoi ai – duhet të kenë përparësi ndaj operacioneve ushtarake në Gaza”- tha Blinken ndër të tjera.