Connect with us

Politike

Bllokim i rrugëve, porteve dhe aeroportit? Flamur Noka: Të gjitha janë në tavolinë

Demokratët nuk do ta vonojnë më nisjen e protestave për rrëzimin nga pushteti të kryeministri Edi Rama, duke patur objektiv kryesor krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet.

“Jemi të gjithë në terren, në bashkëbisedim me qytetarët. Vjeshta do të jetë vjeshta e ndryshimit, do të jetë vjeshtë e nxehtë për qeverinë, por do të jetë vjeshta e ndryshimit”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.

Numri dy i PD e ka të qartë se kjo është një ndërmarrje, ku PD ka dështuar disa herë në të kaluarën, por ai beson se dështimi lidhet me Lulzim Bashën.

“Në 2017-ën, ai u mbyll në zyrë dhe bëri pazar. Tani nuk ka mbyllje në zyrë dhe nuk ka pazar. Po shkojmë drejt 2025-ës dhe nuk ka turp më të madh që këtu votat t’i diktojnë Bajrit, Ndokët, Rrajat, Troplinët, Çelët. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim për votën.”- tha Flamur Noka. I pyetur se çfarë do të bëjnë ndryshe këtë herë dhe nëse do të bllokojnë nyjet strategjike si rrugë, porte dhe aeroportin, zoti Noka la gjithçka hapur.

“Pa diskutim, janë të gjitha në tryezën e diskutimeve. Të gjitha. Ajo që unë di të them sot është që ne nuk do të kemi një protestë një orësh apo dy orësh. Do të jenë të vazhdueshme dhe bllokuese për ta detyruar Edi Ramën t’i hapë rrugë demokracisë në këtë vend”- theksoi Flamur Noka për RTSH.

Advertisement