Aktualitet
‘Bllokimi i dialogut iu duhet të gjithëve, Beogradit, Prishtinës dhe BE-së’
Analisti politik Mazllum Baraliu ka vlerësuar se nuk pret përparim në çështjen e dialogut në muajt në vijim, duke thënë se nuk ka gatishmëri, as angazhim serioz në këtë çështje, as nga Bashkimi Evropian, as nga Prishtina dhe as nga Beogradi.
Dialogu është ndalur, pohoi Baraliu, dhe nuk ka të dhëna se do të fillojë në muajt në vijim, sepse sipas tij, Beogradi dhe Prishtina nuk pajtohen për draftin e asociacionit.
“Fatkeqësisht, nga dialogu nuk mund të pritet asgjë praktike, dhe pavarësisht zgjedhjeve në Serbi, do të ndalet, ashtu siç është ndalur në fakt, sepse Beogradi nuk dëshiron as përparim e as njohje, në frymën e dy marrëveshjeve, as nuk e do Asociacionin në ndërtim të tillë si ajo e propozuar nga Brukseli dhe Uashingtoni por dhe këtë nuk e dëshiron as Kosova” – ka theksuar Baraliu.
Sipas tij, Bashkimi Evropian është i pafuqishëm
“BE-ja është gjithashtu e pafuqishme në politikën e saj të brendshme për të rishikuar, riorganizuar dhe harmonizuar politikën dhe politikën e jashtme në përgjithësi, kështu që nuk shoh se do të ketë ndonjë përparim, as tani dhe as në muajt e ardhshëm vitin e ardhshëm sepse ka zgjedhje edhe në Evropë edhe në Amerikë, kështu që fatkeqësisht nuk ka as gatishmëri, as angazhim serioz, as Bashkimi Evropian, as Kosova e as Serbia” – ka potencuar analisti I njohur