Connect with us

Kosova

Bllokimi i qytetarëve të Kosovës në Serbi, Dimiç: Na kujton kohën e Millosheviçit

Bllokimi i qindra udhëtarëve të Kosovës nga Serbia në kufijtë e saj me Kroacinë dhe Hungarinë për hakmarrje, pasi u votua në favor të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidentit të Perspektivës Multietnike Evropiane të Kosovës, Radomir Dimiçit, i kujton kohën e MillosheviCit.

Gazetari serb tha se vendimi i autoriteteve serbe për ndalimin dhe mbajtjen e qytetarëve e të zëvendësdrejtorit të Policisë, dëshmon se Serbia nuk dëshiron normalizim me Kosovën.

Sipas tij, Serbia në këtë mënyrë ka dashur të manipulojë qytetarët e saj pasi nuk pati çfarë të thoshte në KiE.

“Mendoj se këtu është fjala për diçka krejt tjetër, është hidhërimi dhe pafuqia e anës serbe, vetëm një ditë pas votimit në KiE. Kryeministri Kurti me të drejtë e ka karakterizuar këtë vendim si shkelje e të drejtave themelore të njerëzimit dhe lirisë së njeriut për të lëvizë lirshëm që bazohen në aktet ndërkombëtare. E gjitha ishte një fiasko politike e Serbisë për t’u larë para publikut dhe asaj që thonin se ‘Serbia ka çfarë të thotë në KiE’. Në këtë kuptim për të mashtruar publikun është formuar tandemi ‘Daçic-Gjuric’ kinse Serbia është vetëm një hap prapa fitores finale” –  tha gazetari serb ne nje shkrim editorial

Ndonëse Serbia po e luan rolin e viktimës, Dimiç theksoi se Serbia duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve të Kosovës për ndalimin që iu ka bërë në kufij.

“Megjithatë, Kurti është treguar një arrë e fortë dhe politika e tij lehtë po kalon, pa marrë parasysh se Beogradi po e luan viktimën politike, në kuptimin se si është shkelur e drejta ndërkombëtare, se si Evropa është në anën e Kosovës.

Kjo qasje nuk është asgjë tjetër vecse një iluzion se si Aleksander Vuçic po lufton për Kosovën, edhe pse të gjithë e dinë se me Marrëveshjen e Ohrit Serbisë i është dhënë detyrimi për normalizimit të raporteve me Prishtinën” – potencoi Radomir Dimiç.

Advertisement