Politike
Blushi dhe deputetët e PL-së letër kryepolicit Proda: Duam informacion për arrestimin e Metës
Deputetët e Partisë së Lirisë dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit.
Konkretisht shkresa i është drejtuar kreut të policisë së shtetit Ilir Proda, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta.
Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal.
Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci. Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin dhe për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.