Politike
Blushi: Meta më 12 maj do të jetë i lirë, qytetarët e Tiranës do ta votojnë masivisht

Tedi Blushi në një intervistë u shpreh se më 12 maj Ili Meta do të jetë i lirë.
Ai u shpreh se fitorja në këto zgjedhje është e padiskutuar. Më tej shtoi se më 12 maj Ilir Meta do të jetë i lirë dhe se qytetarët e Tiranës do ta votojnë masivisht.
“Ilir Meta po bën fushatë çdo ditë, e ka kthyer qelinë në llogore. Bën fushatë duke komunikuar me letra, pasi kjo është e vetmja mundësi sepse ky regjim i ka mohuar të drejtën edhe të takohet me deputetë. Më datë 12 maj shqiptarët do të zgjohen të lirë. I pari që po bën sakrificë nga të gjithë ne është Ilir Meta. Dhe kur ai punon ditë natë, po bën fushatë ditë natë, Tedi Blushi i pari dhe Erisa Xhixho dhe gjithë strukturat e tjera duhet të punojmë dhe do punojmë për mos humbur asnjë sekondë, për ta kthyer këtë fitore, ose për ta kthyer 11 majin në një referendum mbarëpopullor për të garantuar Shqipërinë madhështore. Ilir Meta në 12 maj do të jetë i lirë, nuk ka asnjë skenar tjetër. Ky është verdikti i qytetarëve të Tiranës që do ta votojnë masivisht Ilir Metën në Kuvendin e ri të Shqipërisë”, tha Blushi.

