Kronike
Blutë e Elbasanit vënë në pranga dy të shpallur në kërkim
Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim.
A.S 30 vjec, u arresatua pasi gjykata e Elbasanit kishte caktuar masë sigurie arrest me burg, për mbjellje kanabisi.
I arrestur është edhe një 36 vjecar, me inicialet M.A, pasi e njëjta gjykatë, ka vendosur burg për të, pasi akuzohet për vjedhje.
Hetime të mëtejshme do të kryhen nga prokurorët e Elbasanit.
Njoftimi
DVP Elbasan/Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Center”.
Vihen në pranga pasi u lokalizuan në qytetin e Elbasanit, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Center”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
A. S., 30 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
M. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.