Connect with us

Politike

Boçi: Rama dikur dilte si qaraman, sot hedh baltë vetë

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Elbasan në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi, i ftuar në një emision televiziv ka folur në lidhje me fushatën elektorale deri më tani.

Sa i përket situatës në qytetin ku ai garon, Boçi deklaroi se kërkon që të operojë me projekte konkrete, teksa u shpreh se kërkon të fikë inceneratorin e Elbasanit, i cili sipas tij po funksionon si grumbullues i madh plehrash dhe kontaminon zonën përreth.

Deputeti i PD komentoi po ashtu deklaratat e fundit të kryeministrit gjatë fushatës, disa prej të cilave drejtuar edhe ndaj Boçit drejtpërdrejtë. Ai tha se deklaratat e tij se nuk do mbështesë financiarisht bashkitë që fitohen nga opozita janë “terrorizëm politik” dhe se ai ka detyrim ligjor që të ndihmojë financiarisht këto institucione.

Ai shtoi më tej se kreu i qeverisë ka kaluar në një fazë degradimi të plotë, ndërsa tha po ashtu se ka qenë po ky kryeministër që në vitin 2013 “dilte si qaraman” duke thënë se po i hidhej baltë, ndërsa sot ka marrë rolin e “hedhësit të baltës”.

 

 

“Politika deri tani ka operuar me premtime shabllone për qytetarët, ne duam të operojmë me projekte konkrete. Ne e ndërtojmë komunikimin me qytetarët në mënyrë që paradite të jemi derë më derë, ndërsa pasdite vijojmë me takime publike. Platforma ka shumë rëndësi për kandidaturën. Bashkia duhet të jetë jo vetëm shërbyese, por edhe promotorë e qytetit si një atraksion turistik dhe pjesë e trekëndëshit ekonomik Tiranë-Durrës-Elbasan.
Unë dua ta fik inceneratorin e Elbasanit pasi funksionon si grumbullues i madh plehrash. Menaxhimi i tyre duhet bërë sipas standardeve të BE-së. Incenerimi si është sot në vend është teknologji e vjetruar që përdorej në Evropë para 30 vitesh. Elbasani ka një pamje jo të duhur pasi bashkia kujdeset për territorin e saj dhe grumbullon gjithë mbetjet e bashkive të tjera të qarkut. Inceneratori jo vetëm që helmon, por është kundër asaj për të cilën u premtua se do funksiononte. Sot kemi një mal me plehra që kontaminon zonën përreth.
Taksat po i ulim sepse sipas bilanceve bashkia performon më mirë. Shqetësuese mbeten rrugët që janë të pashtruara prej vitesh. Në ish-komunat situata është katastrofale. Rreth gjysma e rrugëve dytësore nuk janë trajtuar. Nuk ka kanalizime për ujërat e zeza. ndriçimi i rrugëve mbetet problematik.

Deklaratat e Ramës

Si ka mundësi që një kryeministër që merr votën siç pretendohet bën deklarata të tilla që nuk do mbështesë bashkitë. Dikush tha që është terrorizëm politik, nuk mund të përdoret ky fjalor. Terrorizmi politik në vend aplikohet në disa forma, ka kërcënime për fondet, mënyra e sjelljes me administratën, etj. Kryeministri ka detyrim ligjor që pjesën e taksave të qytetarëve t’ua kthejë në formë grantesh. Pjesa tjetër është performanca e bashkisë. Kryeministri bën autogolin e vetë me këtë deklaratë. Nuk ka logjikë politike e nuk ka moral njerëzor. Nëse vazhdon me fjalorin e tij normal ka dhe rrugë ligjore. Nuk është në kulturën time politike dhe etike që të kthehem në të njëjtën formë për deklaratat e këtij kryeministri.

Ishte ky kryeministër që dilte si qaraman në vitin 2013 dhe thoshte se ndaj tij është hedhur aq baltë sa familjarët e tij janë fshehur dhe më është dhimbsur me të vërtetë. Më vjen keq që është po ky që këtë pasojë të tijën për baltën e shndërron dhe bëhet në rolin e hedhësit të baltës. Vërtetë jemi politikanë, por edhe unë kam familjen dhe integritetin tim. Kjo është fazë e degradimit të tij të plotë. Ai që kërcënon shqiptarët se nuk do i financojë ka marrë fund, rrëzimi i tij do jetë pa kthim”, u shpreh ai.

Advertisement