Connect with us

Politike

Boçi tregon hallin e opozitës: Nuk do lejojmë të burgosen deputetë të tjerë, s’do kemi fatin e Salianjit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha se opozita nuk do të tërhiqet deri në realizimin e objektivit kryesor, largimin e Edi Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve nën drejtimin e nje qeverie teknike.

“Kërkesat tona janë të përcaktuara qartë, për dhënie lirie për liderin e opozitës dhe Ervin Salianjin. Nesër ndodh vazhdim i mosbindjes civile, vazhdim në forma të forta shprehëse, domethënëse, që japin mesazhe të qarta, që do të ketë rezistencë”, tha Boçi në një intervistë për A2 CNN.

“Lufta do të jetë në proporcion me dorezën e hedhur nga Rama. Në Shqipëri nuk ka paqe politike sepse këtë ka imponuar Rama me luftën që i ka shpallur Edi Rama dhe këtë do t’i dhurojmë ne Edi Ramës deri në arritjen e paqes politike dhe sociale, nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet qeverisë teknike”, tha ai.

Boçi shtoi se opozita nuk do të presë që një tjetër deputet të pësojë fatin e Salianjit, për të protestuar sërish.

“Nuk do të lejojmë që Rama të burgosë deputetë të tjerë, apo politikanë të tjerë. Rasti i Ervinit shfaqi malin e padrejtësisë së madhe politike që është instaluar në Shqipëri, të luftës politike të pamëshirshme që Rama ka organizuar me skalionet e tij kundër opozitës”, tha Boçi.

Advertisement