Connect with us

Pinknews

Bojken Lako flet për lidhjen e re dhe raportet me Semi Jaupajn

TIRANË- Këngëtari dhe kantautori i njohur Bojken Lako ka konfirmuar lidhjen me partneren e tij të re ndërsa nuk ka lënë pa komentuar dhe raportin që ai ka ish-in e tij këngëtaren Semi Jaupaj. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Më tej, sa i përket deklaratës së Semit, artisti u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson.

Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”, tha Lako.

Ndër të tjera Bojken Lako foli se si ai u dënua me tre vite burg për katër dritare pa leje. Kantautori sqaron si qëndron e vërteta.  Lako foli edhe për dënimin që mori fillimisht me 3 vite pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, që do e kthente studion e tij muzikore. Ai u shpreh se është i barabartë para ligjit dhe se portalet e kanë zmadhuar këtë ngjarje, të cilën e ka konsideruar si një aksident.

Çdo njëri është i barabartë para ligjit dhe çdo kujt i ndodhin episode. Ai ishte një abuzim mediatik që deri diku kishte disa të vërteta. Unë e trajtova vetë që jam i barabartë para ligjit. Unë nuk bëra burg, por kam disa detyrime për të kryer. Unë jam një njeri që nuk lexoj të gjitha ato që shkruhen nëpër portale. E vërteta është që mua më ndodhi një aksident dhe kaq, jam i barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera artisti.

Bojken Lako ka qenë në qendër të vëmendjes për historinë e dashurisë me këngëtaren Semi Jaupaj. Prej më shumë se një viti Jaupaj konfirmoi ndarjen, teksa të dy këngëtarët janë shprehur se vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor mes tyre.

Advertisement