Connect with us

Kosova

Bojkot i Kuvendit në Kosovë/ Juristët: Veprime antikushtetuese

Në jetën politike shteteve demokratike është normale, bojkotimi i seancave plenare nga deputetët e opozitës. Në Kosovë ka ndodhur e kundërta.  Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bojkotuar tre seanca parlamentare, ku është diskutuar kompania për faljen e kundërligjshme të borxheve të ambalazhuese të ujit nga qeveria, si dhe për komunikimin e Dejona Mihali dhe ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi. Vetëvendosja gjithashtu ka bojkotuar seancën ku është diskutuar për ushqimin e FSK-së dhe seancën ku është diskutuar për bisedën e shefeve të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiç.

Lidhur me vendimin e VV-së për bojkotim ka reaguar edhe Institucioni Demokratik i Kosovës, ku ka kërkuar nga pushteti mos të paralizojë punimet e Kuvendit të Kosovës. KD ka thënë se fillimi i sesionit po sfidohet nga veprimet që minojnë funksionimin e jetës parlamentare.

“Në javën e sfidave, posaçërisht për vendosjen e Kuvendit të fundit ka qenë parlamenti i seancave të plenare nga shumica, në rastet kur ka mendime ose seanca të ndryshme për temën që është e rëndësishme. Është e paprecedentë që bojkoti si instrument politik parlamentar, duhet të ketë parti në pushtet, të cilat, në fakt, do të duhej të ishin veprime për funksionimin dhe mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit. I papranueshëm është edhe veprim i kryetarit Glauk Konjufca për të udhëhequr të fundit të seancave të thirrura nga pozita – përkundër që ky është një detyrim i tij.”, thuhet në komunikimin e KDI-së.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur gjithashtu kritikat e tij, ku ka thënë se deputetët e mazhorancës shkelën kushtetutën.

“Nuk prodhojnë politik juridike, thjesht proces nuk shkon bllokohet puna nuk mund të merren në ato të Kuvendit është e drejtë e pjesës tjetër të deputetëve me fol, por aty nuk mund të ketë vendim”, ka thënë ai.

Mazllum Baraliu, analist politik, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kuvend janë jo pozitive, ku shtoi se raste të tilla ka pasur ka pasur edhe më herët.

“Çdo gjë që është në korniza të një beteje politike, që i takon opozitës për të drejtën e drejtësisë dhe të qenit për të zgjidhur për të përcaktuar, që janë në interes të qytetarëve të shtetit, është krejt normale, sepse, fundi i fundit, roli i opozitës është që duhet të jetë politike, por në kuadër të kornizave të arsyeshmes, në kuptimin politik dhe etik të moralit.”, ka thënë Baraliu.

Lidhur me moskoordinimin në mes të partive në pushtet dhe të atyre opozitare në mbledhjet e komisioneve, Baraliu vlerëson se kjo është ajo që rezulton në një mungese të një kulture kryesore politike, kur “në vend që të avancojmë në publikun e demokracisë parlamentare, kemi degraduar”.

Advertisement