Politike
Bollano në krye të Himarës, reagon Beleri: Bashkia u uzurpua nga dështaku i Goros
Kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë Fredi Belri ka reaguar nga burgu, në lidhje me emërin në krye të bashkisë të Arqile Bollanos.
Beleri shkruan se u grabit sovraniteti i popullit të Himarës dhe se u emëruar ndihmësi dështak i ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, i cili po ashtu ndodhet prapa hekurave.
Në fund Beleri thekson se ‘banda’ që ka uzurpuar Bashkinë Himarë, do të dalë para drejtësisë.
Reagimi i Belerit:
Sot , Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama , nepermjet veglave qorre qe i sherbejne ne menyre te paskrupullt dhe nepermjet forces se pushtetit politik , konsumuan grabitjen e radhes se sovranitetit te popullit te Himares duke caktuar si “kryetar te emeruar” nje te pavotuar , nje njeri qe nuk perfaqeson askend , nje sherbetor te pushtetit dhe nje deshtak ne administrimin e Himare
Vendosja ne krye të Bashkise e ndihmesit nr 1 te deshtakut Jorgo Goro , servilit Arqilea Bollano , tregon se Rama do pasurite e Himares , pronat e saj , ujin e saj , detin dhe vegel me te mire per te grabitur se ky lake i verber nuk mund te gjente !
Hajdutlleku i “kryetarit te pavotuar” i faktuar ne 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milione euro abuzime me tendera, eshte unaza qe e mban per hunde te perzgjedhurin e Partise ne pushtet .
I premtoj popullit te Himares se shume shpejt kjo bande qe ka uzurpuar Bashkine Himare dhe abuzon cdo dite me pushtetin e pamerituar , te vjedhur dhe te sajuar nepermjet makinacioneve politike te ulëta, do te dale para drejtesise me cdo kusht !
Falenderoj nga zemra cdo qendrestar , cdo keshilltar te ndershem , cdo qytetar te Himares qe po i kundervihet autokracise se instaluar ne vend dhe premtoj se do te angazhohem personalisht më fuqishem se kurre per te demaskuar dhe luftuar kete kaste dhe regjim autokratik .
Së bashku jemi me te forte !
HIMARA JENI JU !
Fredi Beleri,
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë