REAGIM
Bolsheviku/ Debati Zogaj-Hasimja
Në Tv Klan ka pasur debat mes politologut Ermal Hasimja dhe analistit Preç Zogaj, teksa diskutohej për sistemin komunist në Shqipëri.
Hasimja u shpreh se në atë kohë nevojitej një gjyq Nurembergu për komunistët e më pas të merrej pushteti me dhunë. Zogaj e kundërshtoi duke thënë se një akt i tillë përbën bolshevizëm.
Ermal Hasimja: Nuk është bisedë e regjistruar për në “Opinion” 2022. Mua më çudit ai lloj sinqeriteti aty.
Shumë prej atyre që janë në atë lloj niveli mund t’i imagjinosh prapë në çfarëdo lloj sistemi dhe janë aty me ambicien për të shkuar në majë të pushtetit. Nuk ka rëndësi sistemi, nuk janë çështje idealesh. Ajo që është më interesante, është qëndrimi i Hajdarit deri në pikënisje. Unë nuk jam dakord me Preçin dhe shumë qëndrime të këtij lloji. Shqipëria sot e kësaj dite vuan nga fakti që ne nuk e kemi mbyllur atë dosjen e komunizmit ashtu siç duhej mbyllur.
Shqipëria ka pasur nevojë për gjyq Nurembergu, të qartë, të prerë dhe nëse do të ishte e nevojshme që pushteti të merrej me forcë ashtu siç e morën komunistët, ashtu duhet të merrej.
Preç Zogaj: Ça thotë ky more?!
Ermal Hasimja: S’kemi nevojë të bëjmë si më katolikë se Papa…
Zogaj: A je në terezi ti ore?
Ermal Hasimja: Po patjetër që jam në terezi se prandaj njerëzit e lidhur me pislliqet e komunizmit i ke në majat e pushtetit. Muhabeti i komunizmit duhej mbyllur atëherë kur njerëzit ishin në shesh dhe sot…
Preç Zogaj: Është bolshevizëm, të merret pushteti me dhunë. Ça je ti, ça je ti, Bolshevik?
Ermal Hasimja: Komunistët në Shqipëri kanë dashur gjyq Nurembergu, sistemi në vend ka qenë më gjakatar se nazismi.
Zogaj: Është bërë…