DOSSIER
Bolshevizmi i postmodernizmit
Korrektësia politike ose të jesh politikisht korrekt mbështetet në një teoremë të vërtetë. Shoqëria jonë është e sëmurë dhe disa prej nesh po marrin përsipër përgjegjësinë për ta shëruar.
Të mos harrojmë se një nga gjërat e para që ndryshuan totalitarizmat, edhe para strukturave shoqërore, ishte fjalori. Duke filluar edhe nga fjalët më të thjeshta, gjatë terrorit të revolucionit, në Francë për shembull ti nuk ishe “zotëri”, gjithashtu edhe në Rusi dhe në fashizëm ti u shndërrove në “shok”.
Në këtë kuptim korrektësia politike është një nga degët e revolucionit të postmodernizmit, e një revolucioni pas dështimit së idesë së vetë revolucionit.
Në botën perëndimore racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë ka humbur efektivitetin. Mund të ketë disa njerëz që e mbajnë gjallë, por sigurisht që nuk ka peshën sociale që kishte në kohën e Martin Luther King-ut.
Këmbëngulja për një fjalor antiracist me të cilin ky komunitet lufton kundër fenomenit që nuk ka fuqinë e dikurshme synon të drejtojë gishtin nga shoqëria dhe rrjedhimisht marrjen e pushtetit nga aktorët që e kanë dënoncuar dhe dënuar atë.
Kam lexuar një investigim nga revista italiane Espresso për dhunën ndaj grave. Bëhej fjalë për Ditën Ndërkombëtare të Dhunës ndaj Grave. Këto “ditë botërore” janë shumë me vlerë. Një ditë dikush duhet të hetojë nëse ato ndikojnë në sjelljen shoqërore apo nëse thjesht ndihmojnë narcizmin në rrjetet sociale.
Por le t’i kthehemi investigimit, e cila, për habinë tonë botohet në një vend kryeministre e të cilit është grua, përveç nëse ajo përjashtohet nga gjinia e gruas sepse është e djathtë ekstreme.
Statistikat synojnë të vërtetojnë se shoqëria perëndimore është patriarkale, pra seksiste, pra e prirur ndaj femicideve. Pyes veten se sa funksional është koncepti i patriarkatit në shekullin e 21-të dhe çfarë do të thotë saktësisht për shoqëritë perëndimore.
Një stereotip i tillë mund të ketë vlerë analitike për Rusinë e Putinit, por tingëllon pothuajse qesharake në Holandë apo Gjermani.
Përveç nëse i referohemi popullatave muslimane që janë pjesë e shoqërisë europiane. Do të ishte interesante që të ekzistonte një studim që do të gjurmonte lidhjen midis femicideve të sotme dhe rritjes së popullsisë emigrante.
Çfarë do të thotë kjo?
Emigratët janë nën mbrojtjen e të ashtuquajturës “korrektësia politike”. Kur flasim për “patriarkatin” flasim për pushtetin e një të europiani të bardhë. Pjesa tjetër janë të përjashtuar sepse i përkasin kulturave të tjera, të cilat nuk përballen me probleme të tilla.
Një spektër i tillë shtrihet mbi botën perëndimore, fantazma e korrektësisë politike dhe ajo është bolshevizmi i postmodernizimit.
Bolshevizmi i postmodernizimit mund të mos përdorë armë, por përdor dhunën që shprehej përmes fjalëve, e cila përpiqet të fshijë gjithçka të së kaluarës që qarkullon në botën tonë, raporton abcnews.al.
Këtë e kërkon “kultura e anulimit”. Vepra e Homerit luftënxitës do të transmetohej në Netflix vetëm nëse Akili do të ishte me ngjyrë. Të mos harrojmë se në vepër përmendet “Athina me ngjyrë”, ku autori i saj përpiqet të vërtetojë rrënjët afrikane të qytetërimit klasik grek.
Mary Lefkowitz, një studiesue amerikane, e cila rikrijoi marrëzitë e Bernalit, gjeti pak mbështetës në Universitetin Amerikan, siç bëri Sylvain Guggenheim në francezët. Korrektësia politike lindi në universitetet anglo-saksone, por sot ka pushtuar fusha të mëdha të masmedias dhe politikës.
Është spazma e një kulture që ka humbur besimin në vetvete dhe ka frikë nga arritjet e saj, sepse ato i shkaktojnë pasiguri. Nga ky këndvështrim siguria që ofron mendimi i antikitetit klasik është ndoshta kundërhelmi.